Sport
Besart Berisha dëshiron shumë gola me Kosovën
“Dua të luaj për Kosovën, sepse e dua këtë vend. Këtu kam lindur. Unë kam ardhur për të fituar me Kosovën. Islanda ka luajtur shumë mirë në Evropian. Edhe ne i kemi shanset e mira. Luajmë në shtëpi dhe me tifozët tanë kemi shanse të mira”, ka theksuar Berisha
Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha është shprehur se është i gatshëm të luajë për Kosovën dhe mezi pret t’i bashkohet ekipit, shkruan albinfo.ch.
Berisha të enjten ka mbërritur në Prishtinë, derisa ishte shumë entuziast sa i përket ndeshjes së parë me Kosovën kundër Islandës.
“Është shumë ndjenjë e mirë të luash për Kosovën. Unë jam sulmues tipik dhe kam dëshirë të shënoj shumë gola. Këtë synim e kam edhe me Kosovën. Mezi po pres të luaj me fanellën e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Ai është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën. “Dua të luaj për Kosovën, sepse e dua këtë vend. Këtu kam lindur. Unë kam ardhur për të fituar me Kosovën. Islanda ka luajtur shumë mirë në Evropian. Nuk e njoh shumë mirë, por është shumë cilësore. Edhe ne i kemi shanset e mira. Luajmë në shtëpi dhe me tifozët tanë kemi shanse të mira”, ka theksuar Berisha.
Berisha është në top formë dhe po shkëlqen në Kampionatin australian, ku ka shënuar 99 gola. Ai ka hyrë në histori të futbollit australian si shënuesi më i mirë në histori.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














