E-Diaspora
Besim Xhelili, shoferi i tramvajit në Vjenë, autor i 8 librave
Gazeta lokale vjeneze "Bezirkszeitung", në numrin më të ri të saj ka publikuar një artikull mbi krijimtarinë e Besim Xhelilit. Besimi është një shofer tramvaji në Vjenë dhe shkruan libra. Vepra i i tij më e re është shrkuar në gjermanishte dhe titullohet “1803”
Për dhjetë vite Besim Xhelili nget rregullisht tramvajin në kryeqytetin austriak, në Vjenë. Linja më e shpeshtë e tij është tramvaji O. Por se Besimi përveç se është shofer i shkëlqyer mund të jetë edhe një shkrimtar i suksesshëm, nuk i shkon në mend askujt nga udhëtarët.
22 vite më parë, shkrimtari shqiptar nga Tetova erdhi me familjen e tij në Vjenë. Këtu, 41 vjeçari tashmë vazhdon studimet për gjeografi dhe filozofi. Për më shumë se një dekadë ai është i punësuar në Winier Linien si shofer tramvaji, shkruan gazeta austriake “Bezirkszeitung”, transmeton “albinfo.ch”.
Në të njëjtën kohë, ai ka krijuar edhe veprat e tij. Kështu, Besimi deri më tash ka botuar shtatë vëllime të poezisë në gjuhën shqipe dhe një roman. Me librin e tij të fundit Xhelili provoi diçka të re. Romani i tij “1803” është i shkruar në gjermanisht dhe i përkthyer suedisht. Përurimi i këtij romani është bërë në Austri, Gjermani, Zvicër dhe në Malmo të Suedisë.
“Romani është një trilogji me titull sekret që do të zbulohet në pjesën e tretë”, thotë autori. “Është një roman romancë, me një përzierje të trilerit, romanit aventuror, aksionit dhe fantazisë”, e përshkruan Xhelili romanin e tij “1803”.
Ndryshe, Besim Xhelili njihet si një nga aktivistët më të shquar të mërgatës shqiptare në Austri.
Ai është anëtar i PEN Klubit austriak, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, është një ndër themeluesit dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, shkruan albinfo.ch. Është po ashtu ndër themeluesit dhe kryetar në periudhën 2011 – 2015 i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” me seli në Vjenë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













