Lajme
Biden: Deri më 19 prill do të vaksinohet 90% e popullsisë së rritur në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se deri më 19 prill shumica dërmuese e popullatës së rritur do të vaksinohet.
“Me gjithë punën që kemi bërë në dhjetë javët e fundit, unë jam i kënaqur të njoftoj se të paktën 90 për qind e të gjithë të rriturve do të jenë në gjendje të marrin vaksinën deri më 19 prill, vetëm tri javë nga sot”, u tha Biden gazetarëve, duke shtuar se dhjetë përqindëshi tjetër i kësaj më së voni deri më 1 maj.
Ai tha se urdhëroi ekipin e tij për luftën kundër koronavirusit për të siguruar që ka një pikë vaksinimi jo më larg se tetë kilometra (pesë milje) nga çdo qytetar i rritur.
Presidenti i SHBA-së përsëriti qëllimin e administrimit të 200 milionë dozave të vaksinës deri në fund të 100 ditëve të para të marrjes së detyrës.
Sipas tij, 100 milionët e parë u arritën në ditën e 60-të të detyrës, ndërsa qëllimi tjetër do të arrihet për 40 ditë.
“Puna jonë nuk ka mbaruar kurrë. Lufta kundër koronavirusit është larg fitores”, tha Biden.
Deri më tani, më shumë se 145.8 milionë njerëz kanë marrë një dozë të vaksinës, përfshirë përpjekjet e administratës së mëparshme të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së shumti në botë nga pandemia, me pothuajse 30.3 milionë raste të infeksionit dhe rreth 550.000 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë














