Lajme
Biden fajëson median sociale për dezinformim për vaksinën antiCovid-19
Ata po vrasin njerëz”, tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë për në Camp David
Presidenti amerikan, Joe Biden shënjestroi sot platformat e medias sociale si Facebook për lejimin e përhapjes së dezinformatave në lidhje me vaksinat antiCovid-19, pasi rezistenca e shumë amerikanëve për të marrë vaksinën ka lënë zona të mëdha të vendit të prekshme nga varianti Delta.
“E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve. Dhe ata po vrasin njerëz”, theksoi ai.
Vërejtja e presidentit në përgjigje të pyetjes së një reporteri erdhi në fund të një jave kur Shtëpia e Bardhë filloi kundërpërgjigjen ndaj keqinformimit në lidhje me sigurinë e vaksinave antiCovid-19, duke fajësuar median sociale për mungesën e vullnetit të amerikanëve për t’u vaksinuar.
Facebook u përgjigj duke thënë se “nuk do të shpërqendrohej nga akuzat të cilat nuk mbështeten nga faktet”, duke theksuar se miliona njerëz kanë gjetur informacion të saktë në lidhje me virusin dhe vaksinat në platformën e tij, transmeton Dpa, pērcjell Albinfo.ch
“Faktet tregojnë se Facebook po ndihmon në shpëtimin e jetëve”, tha zëdhënësi i kompanisë Dani Lever.
Afërsisht gjysma e vendit është vaksinuar plotësisht dhe vaksinat mbeten efektive kundër variantit Delta duke kufizuar shkatërrimin e mundshëm nga shpërthimet në rritje
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












