Lajme
Biden mban fjalimin e fundit në OKB: T’i japim fund luftës në Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New-York. Në fjalën e tij hapëse, Biden foli për demokracinë, pushtetin dhe luftën në Gaza. Biden iu referua qindra civilëve të vrarë gjatë sulmit të Hamasit në Izrael 11 muaj më parë dhe numrit të madh që u morën peng.
“Jam takuar me familjet e atyre pengjeve. Unë jam pikëlluar me ta. Ata po jetojnë një ferr të vërtetë. Civilët e pafajshëm në Gaza po jetojnë gjithashtu një ferr. Mijëra e mijëra të vrarë, përfshirë punëtorët e ndihmës. Shumë familje të zhvendosura, të grumbulluara në tenda, duke u përballur me një situatë të rëndë humanitare”, tha Joe Biden, president i SHBA-së.
Në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit, Biden tha: “Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e tyre, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë sigurinë për Izraelin dhe Gazën, pa pjesë të Hamasit, të lehtësojnë vuajtjet në Gaza dhe t’i japin fund kësaj lufte. Situata është përshkallëzuar. Një zgjidhje diplomatike është ende e mundur. Në fakt, ajo mbetet e vetmja rrugë drejt sigurisë së qëndrueshme për të lejuar banorët nga të dy vendet të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre dhe në kufi”, Joe Biden, president i SHBA-së.
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij përfundimtar në OKB, Biden iu referua vendimit të tij për të braktisur fushatën e tij të rizgjedhjes në fillim të kësaj vere.
“Të qenët president ka qenë nderi i jetës sime. Ka shumë më tepër që dua të bëj. Aq sa e dua punën, e dua më shumë vendin tim. Vendosa, pas 50 vitesh shërbimi publik, është koha që një gjeneratë e re lidershipi të çojë përpara kombin tim. Shokë liderë të mi, të mos harrojmë kurrë se disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet. Janë njerëzit tuaj ata që kanë më shumë rëndësi”, tha Biden, shkruan A2.
Dhe pas vitesh fjalimesh për rëndësinë e demokracisë dhe pikën e përkuljes që ai beson se bota ka arritur, Biden iu lut liderëve të tjerë globalë që t’i vendosnin njerëzit e tyre mbi ambiciet e tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













