Lajme
Biden: SHBA-ja nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë në Ukrainë
Në në prononcim për media, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin “kurrë, kurrë, kurrë” përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territor të Ukrainës.
Vlen të theksohet se ai i ka bërë këto deklarata para fjalimit që do të mbajë presidenti rus, Vladimir Putin, të premten.
Në të ai pritet të deklarojë se katër rajone ukrainase do t’i bashkohen Rusisë.
Kremlini ka thënë se Luhansku, Donjecku, Zaporizhja dhe Hersoni kanë votuar në të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.
Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë këto referendume të rreme.
Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Rusisë sanksione të reja për shkak të synimeve për aneksim.
“Dua të jem shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin kurrë, kurrë, kurrë, pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës”, ka thënë Biden.
Të enjten, presidenti rus ka nënshkruar dy dekrete, përmes së cilave njeh rajonet e Zaporizhjas dhe Hersonit si territore të pavarura – duke e hapur rrugën për aneksim.
Në dokumente që i ka shpërndarë media shtetërore, është thënë se pavarësia e këtyre dy rajoneve është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ky aneksim i territorit të shtetit është i bazuar në përdorim të forcës dhe është kundër ligjit ndërkombëtar.
“Është përshkallëzim i rrezikshëm”, “që nuk ka vend në botën moderne”, ka thënë ai.
Në Sheshin e Kuq të Moskës janë kryer përgatitjet për fjalimin e Putinit.
Kjo ngjarje pritet të jetë përsëritje e asaj të vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.
As ai aneksim nuk është njohur nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.
Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin shpreson të aneksojë rajonet e pushtuara të Ukrainës, ashtu që të mund të argumentojë se territori rus është nën sulme të armëve perëndimore.
Sipas tyre, kështu Putin mëton të bindë disa Qeveri që të mos dërgojnë ndihmë ushtarake për Kievin.
Autoritetet ukrainase, në anën tjetër, kanë thënë se vendimet e Putinit për aneksim nuk e ndryshojnë situatën në fushëbetejë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Vetë Putini e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)