Lajme
Biden zotohet se do të marrë masa për frenim të pandemisë
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të hënën të marrë masa për të lehtësuar mungesën e testeve për COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë shtetet e vendit këtë javë festash, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të prishë planet e udhëtimit.
Zoti Biden tha se hapat e administratës përfshijnë aktivizimin e një ligji për Prodhimin e Mbrojtjes për të rritur prodhimin e testeve që bëhen në shtëpi dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e faqes Google nga amerikanët për të gjetur një qendër testimi pranë tyre.
Presidenti Biden e pranoi se përpjekjet kishin qenë të pamjaftueshme.
“Duke parë se sa e vështirë ishte për disa njerëz të bënin testin këtë fundjavë tregon se kemi më shumë punë për të bërë,” tha zoti Biden gjatë një takimi virtual mes ekipit të administratës për luftën ndaj COVID-19 dhe një grupi guvernatorësh të shteteve.
“Padyshim që janë të pamjaftueshme. Po ta kishim ditur, do të kishim vepruar më me shpejtësiu nëse do të kishim mundur.”, transmeton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Rritja e rasteve shkaktoi pengesa në udhëtimin me avion gjatë fundjavës së Krishtlindjeve pasi ekuipazhet e fluturimit u prekën nga virusi, duke shkaktuar mijëra anulime fluturimesh. Udhëtimet e kufizuara dhe testet e pamjaftueshme dëmtuan planet e tjera, ndërsa varianti më i transmetueshëm përhapej me shpejtësi.
Të hënën, linjat ajrore amerikane anuluan rreth 800 fluturime, dita e katërt radhazi me anulime që dëmtuan aksionet e kompanive ajrore.
Infeksionet me COVID-19 po rriten në mbarë vendin, me 205,509 infeksione të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë, sipas agjencisë Reuters.
Të dielën, guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se shtrimet në spital në shtetin e tij u dyfishuan brenda një jave dhe departamenti shëndetësor i shtetit bëri thirrje për kujdes përpara festës së Vitit të Ri.
Presidenti Biden të hënën paralajmëroi guvernatorët se rritja e rasteve ka të ngjarë të mbingarkojë disa spitale, veçanërisht në zonat ku një përqindje e lartë e njerëzve nuk janë të vaksinuar.
Ai më vonë u tha gazetarëve se do të ndiqte çfarëdo udhëzimi që japin ekspertët e tij mjekësorë përsa i takon reduktimit të mundshëmtë karantinës që aktualisht është 10 ditorë për amerikanët që rezultojnë pozitivë për COVID-19.
Presidenti nuk pranoi të thoshte nëse ai miraton vaksinimin e detyruar për udhëtimet ajrore të brendshme, një hap tjetër që zyrtarët e administratës e kanë diskutuar ditët e fundit.
Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë për sëmundjet infektive në SHBA, të hënën u kërkoi njerëzve të shmangin grupet e mëdha për Vitin e Ri për të reduktuar përhapjen e Omicronit.
Ndërsa zyrtarët kanë thënë se njerëzit mund të mblidhen me familjet nëse janë të vaksinuar, festimet më të mëdha janë më të rrezikshme.
Dr. Fauci tha se shpresonte se rastet në rritje do të binin në janar, por shtoi se shtimi i infeksioneve në përgjithësi mund të vazhdojë të mbingarkojë spitalet, veçanërisht në zonat me shumë të pavaksinuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












