Lajme
Bie niveli i ujit në Kosovë
Sipas zyrtarëve kosovarë, në liqenin e Badovcit niveli i ujit ka rënë për nëntë metra, ndërsa në atë të Batllavës për shtatë metra. Shqetësohen qytetarët e rrafshit të Kosovës
Reshjet e pakta atmosferike që kanë mbizotëruar në dy vitet e fundit, kanë ndikuar që niveli i ujit në dy liqenet artificiale prej nga furnizohet pothuajse gjysma e Kosovës, në Badovc dhe Batllavë, të bije për disa metra. Kjo rënie ka shqetësuar banorët e rajonit të Prishtinës, por jo edhe zyrtarët e ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas informatave nga ujësjellësi rajonal, në liqenin e Badovcit niveli i ujit ka rënë për nëntë metra, ndërsa në atë të Batllavës për shtatë metra. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, aktualisht nuk duhet të ketë vend për shqetësim.
Për mungesë bore gjatë këtij dimri, rëniet e nivelit të ujit pritet të jenë edhe më të mëdha, gjë që do të ndikojë negativisht në furnizimin e konsumatorëve me ujë të pijshëm konsideron KTV, në një raport për ujin.
Arbërie Zogjani-Hiseni është zëdhënëse e ujësjellësit “Prishtina”. Ajo thotë se nëse rënia e nivelit të ujit do të vazhdojë, atëherë gjasat janë që në muajt e ardhshëm, sidomos gjatë verës, të ketë reduktime më të ashpra në furnizim me ujë të pijshëm.
Në liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë relativisht shumë. Banorët e fshatit Orllanit thonë se nuk mbajnë mend një rënie të tillë kaq të madhe të nivelit të ujit. Ky fshat është mbi liqenin e Batllavës.
Nga dy liqenet artificiale, Batllava dhe Badovc, furnizohen me ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Kosovës, Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Obliqi dhe të gjitha fshatrat e këtyre komunave, që përfshijnë gjithsej 433 mijë konsumatorë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











