Shqipëria
Bie volumi i ndërtimeve, shqiptarët më pak të interesuar për blerje të pronave
Pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para po u vuan sektori i ndërtimit, duke bërë që në tremujorin e dytë të këtij viti të raportohet për rënie si të shitjeve, ashtu edhe të volumit të ndërtimit
Pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para po u vuan sektori i ndërtimit, duke bërë që në tremujorin e dytë të këtij viti të raportohet për rënie si të shitjeve, ashtu edhe të volumit të ndërtimit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri shitjet kanë rënë me 7.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 9.3 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, raporton EN, përcjell Albinfo.ch.
Volumi i ndërtimeve të reja ishte 5 për qind më pak se tremujori i dytë i vitit të kaluar dhe rreth 10 për qind më pak se tremujori i parë i këtij viti.
Kostot e lëndëve të para në sektorin e ndërtimit janë rritur deri në 90 për qind, ndërsa çmimet e apartamenteve shkojnë mesatarisht 200 deri në 300 euro për metër/katror më shtrenjtë se viti 2020.
Ndërtimi ishte kontribuesi kryesor në zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, duke raportuar rritje në dy vjetët e kaluara, që kulmoi me 30 për qind më shumë shitje në tremujorin e dytë të vitit 2021./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













