Lajme
Bien eksportet gjermane në botë
Eksportet gjermane u zvogëluan në muajin maj, treguan të dhënat zyrtare.
Eksportet në muajin maj, sipas të dhënave të korrigjuara sezonale dhe kalendarike, janë ulur me 0.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës, kur janë rritur me një për qind.
Nga ana tjetër, importet u rritën me 1.7 për qind, pas një rënie prej 0.1 për qind në muajin e kaluar.
Kështu, shkëmbimi tregtar në maj tregoi një suficit prej 14.4 miliardë eurosh, 13 për qind më pak se në muajin prill.
Krahasuar me majin e vitit të kaluar, eksportet janë ulur me 0,7 për qind, ndërsa importet për 8,6 për qind, konstatojnë statisticienët.
Eksportet gjermane të mallrave drejt anëtarëve të tjerë të eurozonës u ulën në maj me 1.6 për qind krahasuar me prillin, në 49.2 miliardë euro, tregojnë të dhënat. Dorëzimi në grupin e vendeve të treta shënoi të njëjtën rritje në përqindje./Reuters
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












