Autotech
Bien shitjet e veturave në Evropë
Italia pati rënien më të madhe në tregjet kryesorë, me 10%, ndjekur nga Spanja
Shitjet e veturave në Evropë ranë për të shtatin muaj radhazi gjatë marsit, ndërkohë që shumë shtete patën rënie të kërkesës prej ngadalësimit ekonomik, duke shtuar shqetësimet mbi industrinë që po përpiqet të konvertohet në elektrike.
Megjithatë, aksionet e sektorit të veturave në Evropë patën rritje, që erdhi kryesisht nga rimëkëmbja e ekonomisë kineze.
Volkswagen, që shet mbi 40% të automjeteve në Kinë, pati rritje në vlerë tregu me 1.6%. Rimëkëmbja e ekonomisë kineze mund të ofrojë një vrull për tregun botëror të veturave.
Evropa ndërkohë, po tregon pak shenja të një rimëkëmbjeje. Italia, që ndodhet në recesion, pritet të ngadalësohet më tej. Gjermania, që përbën tregun më të madh të veturave në kontinent, mezi shmangu recesionin në fund të 2018-ës, transmeton ‘Scan’.
Regjistrimet e veturave të reja ranë me 3.6% në muajin mars, në 1.77 milionë vetura në total, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Veturave, përcjell albinfo.ch.
Italia pati rënien më të madhe në tregjet kryesorë, me 10%, ndjekur nga Spanja.
Ngadalësimi i tregut evropian shton shqetësimet për prodhuesit e veturave, që janë goditur nga rënia e fitimeve.
Kompani si BMW dhe Daimler kanë planifikuar reduktime të kostove. Presionet pritet të shtohen vitin e ardhshëm, ndërkohë që Bashkimi Evropian pritet të prezantojë rregulla më të ashpra për ndotjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













