Lajme

Bilanci ditor në Zvicër, 2301 raste me Covid

Në 24 orët e fundit 2301 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 33,742, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 6.8 për qind.

BAG gjithashtu raporton 21 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 112 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch