Tematike
Bilanci mbi ekstremizmin në ushtrinë e Zvicrës për vitin 2018
Ekstremizmi i djathtë përbën 70 për qind ndërsa ai me motive xhihadiste, 27 për qind të rasteve
Qendra Profesionale mbi ekstremizmin në armatë, gjatë vitit 2018 ka trajtuar 41 raportime dhe hetime në lidhje me praninë e ekstremizmit. Më së shumti janë paraqitur indicie që kanë të bëjnë me ekstremizmin e djathtë dhe atë me motive xhihadiste, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes të Zvicrës (VBS).
Zhvillimet relevante për sigurinë janë pa ndryshime nga vitet e kaluara.
Numri prej 41 raportimeve për ekstremizmin është në mesataren e viteve të fundit, thonë ekspertët e fushës. Ekstremizmi i djathtë përbën 70 për qind ndërsa ai me motive xhihadiste, 27 për qind të rasteve, ose praktikisht pothuaj 100% të të gjitha raportimeve të marra së bashku, transmeton albinfo.ch.
Pamja e përgjithshme nuk ka treguar ndonjë ndryshim thelbësor në krahasim me vitet e mëparshme. Te ekstremistët e saportuar, bëhet fjalë para së gjithash për persona të veçantë dhe jo për organizata. Zhvillime me relevancë për sigurinë ose akte dhune nga ky segment , nuk ka pasur gjatë vitit 2018, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, ekstremizmi i majtë dhe ai etno-nacionalist, ashtu sikurse edhe më parë, në armatë përbëjnë një dukuri fare margjinale.
Armata nga ana e saj vazhdon zbatimin me konsekuencë tëkritereve ligjore dhe të strategjisë së saj të tolerancës zero ndaj ekstremizmit në radhët e saj. Në këtë kontekst, parandalimi ka një prioritet të lartë. Në vitin 2018, rreth 1000 pjesëtarë të kuadrit të ushtrisë dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë pjesë në ndonjë trajnim ose shkollim për sensibilizim lidhur me rrezikun nga ekstremizmi .
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme














