Kosova
Bislimi: Serbia po tenton të bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për të penguar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke tentuar të bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).
Ky bllokim, sipas Bislimit, po bëhet përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri të KKSh-së, Enkel Rexhepit, një veprim që konsiderohet si ndërhyrje politike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia.
“Ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime, fondet janë transparente dhe përbëjnë një mbështetje të drejtë e të nevojshme. Ndërsa bllokada ndaj funksionimit të KKSh-së është një ndërhyrje politike pa asnjë bazë ligjore, e cila synon ta mbajë këtë institucion jofunksional dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka theksuar se Serbia synon të kontrollojë institucionet shqiptare në Luginë dhe të shuajë çdo zë të pavarur që kundërshton politikat e saj diskriminuese.
“Serbia dëshiron që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim, por ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtyre shkeljeve,” ka shtuar ai.
Bislimi ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës, pavarësisht pengesave të Serbisë.
Zëvendëskryeministri ka bërë thirrje që edhe komuniteti ndërkombëtar të jetë vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve dhe të reagojë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të shkelur të drejtat e shqiptarëve në rajon.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi. Këshilli është formuar më 3 korrik 2010.
Gjatë ditës së sotme, edhe kryetari i ri i këtij këshilli, Enkel Rexhepi, ka reaguar duke thënë se Serbia po refuzon ta regjistrojë kryetarin e ri me arsyetime burokratike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Sipas Gjykatës Federale, personi i dënuar për vrasjen e kryer në vitin 2009 identifikohet fuqishëm me...
-
Ambasada gjermane ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026
-
Diaspora voton më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike
-
13-vjeçaren shqiptare nga Italia i dashuri e hodhi nga tarraca
-
Sulmi që tronditi Suedinë, shqiptarja i shpëtoi për mrekulli agresorit
Jeta në Zvicër
-
Ngrirja e ndihmave të SHBA-së privon sektorin humanitar zviceran nga financimi i konsiderueshëm Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila do të ndërpresë veprimtarinë të...
-
Pse nuk mund të lyeni pjesën e jashtme të shtëpisë tuaj zvicerane me çdo ngjyrë që dëshironi?
-
Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan
-
Gjashtë mashtrime me qira në Zvicër, që banorët e huaj duhet të shmangin
-
Televizioni publik zviceran do të shkurtojë 50 vende pune