Shkurt.ch
Bitcoin mbetet zgjedhja më e mirë për investitorët në kriptovaluta
Bitcoin mbetet zgjedhja më e mirë për investitorët, sepse kriptovaluta është “përdorur funksionalisht” nga njerëz në mbarë botën.
Këtë e ka rekomanduar Bart Smith, shef për pasuri digjitale në kompaninë nga „Wall Street“, „Susquehanna International Group“.
“Nëse doni të zotëroni pasuritë që ju mund t’i përdorni në të vërtetë sot dhe njerëzit e përdorin atë në mënyrë funksionale, atëherë është bitkoin”, tha Smith për CNBC, përcjell albinfo.ch.
“Zbatueshmëria e bitcoin-it është e vlefshme sot, është monedhë e internetit”, shton ai.
Bitcoin është monedha më e madhe virtuale pas kapitalizimit të tregut në treg, me mijëra kripto valuta.
Në fjalët e Smith, ajo që i jep bitcoin përparësi mbi të gjitha asetet e tjera dixhitale është përdorimi i saj aktiv nga përdoruesit.
“Ata ishin të ngazëllyer për të gjitha pasuritë e tjera dixhitale. Papritmas, të gjitha këto kriptovaluta të vogla, rreth të cilave njerëzit ishin të ngazëllyer, e kanë tejkaluar veten”, thotë eksperti.
“Nëse ju shikoni në aplikacionet e tjera (kriptovaluta), unë mendoj se njerëzit kanë filluar të kuptojnë se këto gjëra janë shumë komplekse dhe nuk do të jenë më së shpejti në dispozicion”, tha Smith.
Sipas tij, shumë njerëz që punojnë në një vend të huaj, dërgojnë para në një pikë tjetër në një vend tjetër – një situatë që është mjaft e përshtatshme për bitkoin.
“Ata po përdorin Western Union, bankat tradicionale. Kjo është e ngadaltë dhe e shtrenjtë. Ka edhe njerëz që mund t’u pengojnë të dërgoni këto para, qoftë të mira apo të këqija. Me bitcoin unë mund të dërgoj para. Është e shpejtë. Është efektive. Dhe, sinqerisht, askush nuk mund të më ndalojë ta bëj atë”, thotë ai.
Bitkoin është duke u tregtuar për 6,338 dollarë, sipas “CoinMarketCap”.
Në qershor, çmimi i kripto-monedhës ra poshtë 6,000 dollarëve për herë të parë në 8 muaj.
Bikoin arriti çmimin më të lartë në fund të vitit të kaluar, kur ishte tregtuar për gati 20,000 dollarë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lublanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











