Maqedonia
Blerim Reka, kandidat për president në Maqedoninë e Veriut
Ai do të përkrahet nga opozita shqiptare për zgjedhjet që zhvillohen në muajin prill
Prof. Dr. Blerim Reka, në zgjedhjet e radhës presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat për president të këtij vendi.
KosovaPress mëson se Reka do të kandidojë si i pavarur, por që do të përkrahet nga opozita shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Blerim Reka ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.
Ende nuk bëhet e ditur se cilat parti të tjera do të përkrahin kandidaturën e Rekës për president.
Ai ditë më parë ka thënë se shqiptari vështirë i fiton votat për president, ndërkohë, sipas tij, maqedonasi vështirë bëhet President pa votat e shqiptarëve.
“Shqiptari, vështirë i fiton votat për President. Maqedonasi, vështirë behet President pa fituar votat shqiptare. Zgjidhja? Vice-President Shqiptar; apo zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi?”, ka thënë Reka, raporton KosovaPress.
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 21 prill.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius kërcënojnë Zvicrën Nga e enjtja deri në fundjavë, priten temperatura rekord. Kjo do të thotë se do të... -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten -
Bëhen 10 vjet nga fluturimi historik i avionit diellor zviceran rreth botës -
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Bernës në mbështetje të komunitetit queer -
Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër













