Lajme
Cassis, “I huaji” i parë që bëhet president federal i Zvicrës
Cassis, është italian me prejardhje ndërsa shtetësinë zvicerane e ka fituar si 15 vjeçar. Pak kohë para se të zgjidhej, ai kishte hequr dorë nga shtetësia e dyfishtë
“Të huajt e natyralizuar në rastin e Cassis-it shohin se në Zvicër edhe personat si ata kanë shansin për të arritur deri në postin e këshilltarit federal. Ky është një sinjal i cili sot u është dërguar të huajve në Zvicër”. Kështu raportohej katër vite më parë, kur Ignazio Cassis ishte zgjedhur si njëri ndër 7 ministrat në Qeverinë Federale të Zvicrës.
Ndërsa tani, zgjehdja e tij në postin e presidentit federal, është vetëm rrjedhojë logjike e zgjedhjes së para 4 viteve, në qeveri. Kjo, për faktin se presidenti ndërrohet çdo vit dhe për atë post secilën herë zgjidhet njëri nga 7 ministrat.
Por të shohim sfondin e kësaj zgjedhjeje. Zgjedhja e Ignazio Cassis-it në Këshillin Federal, instancën më të lartë politike të Zvicrës dhe tani si president, përbën një precedent të veçantë, shkruan albinfo.ch. Ai është i pari që zë këtë post duke mos qenë zviceran për nga origjina por vetëm i natyralizuar.
Cassis, është italian me prejardhje ndërsa shtetësinë zvicerane e ka fituar vetëm si 15 vjeçar. Vetëm pak kohë para se të zgjidhej, ai kishte hequr dorë nga shtetësia e dyfishtë.
Deri tash nuk ka ndodhur asnjëherë që një person me prejardhje të huaj të arrijë të bëhet ministër (këshilltar federal. Janë shumë të rralla edhe rastet e zgjedhjes për deputet nacional të personave me prejardhje të huaj.
Nisur nga kjo, Cassis me zgjedhjen e tij përveç që pasqyron diversitetin gjuhësor të Zvicrës në organet federale, fut edhe precedentin e përmendur më lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












