Bota
Blerja e raketave nga Rusia tensionon marrëdhëniet Turqi- NATO
Turqia duket nuk është mjaftuar vetëm me sistemet mbrojtëse antiraketë S-400, por është duke diskutuar me Moskën edhe mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë rusë, të tipit Sukhoi Su-57 dhe Su-35.
Ankaraja vazhdon të lëvizë drejt Rusisë, ndonëse blerjet e mëhershme të sistemeve raketore i tensionuan marrëdhëniet e saj me aleatët e NATO-s.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë ato që e ngritën zërin më fort kundër marrëveshjes, duke mbërritur deri aty sa ta largonin Turqinë nga programi i tyre për prodhim të aeroplanëve F-35, të cilët Ankaraja kishte planifikuar t’i blinte.
Dimitry Shugaev, udhëheqës i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak, pohoi se pala turke ka treguar interes të madh për sistemet Su-35 apo Su-57, ndonëse sipas tij, është ende herët për të diskutuar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në fund të gushtit, pas takimit me shefin e Kremlinit Vladimir Putin, se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për mbrojtje me Rusinë, duke përfshirë këtu dhe avionët luftarakë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj Të qenit në gjendje të flasësh një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës është një domosdoshmëri për... -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën -
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike











