Shkurt.ch
Blerjet “online” në Zvicër, me rekord të ri në vitin 2016
“Le Shop” ka përfituar edhe nga trendi në rritje i blerjeve online. Kjo për faktin se ka gjithnjë më shumë blerës që e njohin teknologjinë e blerjes në këtë mënyrë dhe kjo po e bën gjithnjë më të preferuar blerjen online
“Le Shop” që është supermarketi online i kolosit zviceran të shitjes me pakicë, “Migros”, gjatë vitit 2016 ka shitur në masë rekorde, shkruan srf.ch. Duke realizuar qarkullimin prej 182.1 milionë franga, “Le Shop” e ka tejkaluar për 3.5 për qind shitjen që e ka realizuar në vitin 2015.
Siç bën të ditur vet supermarketi i përmendur, kjo rritje është mundësuar edhe falë dizajnit të ri dhe orareve të reja për dërgimin e mallrave të porositura, përcjell albinfo.ch. Por, “Le Shop” ka përfituar edhe nga trendi në rritje i blerjeve online. Kjo për faktin se ka gjithnjë më shumë blerës që e njohin teknologjinë e blerjes në këtë mënyrë dhe kjo po e bën gjithnjë më të preferuar blerjen online.
Sipas parashikimeve që bën Dominique Locher, shef i “Le Shop”-it, në vitin 2020 blerësit online madje do ta përbëjnë shumicën e blerësve në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












