Futboll
Blick shkruan për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës në futboll
Zvicra – Kosova, sonte në orën 20:45
Gazeta e madhe zvicerane, Blick, i ka kushtuar një artikull të veçantë futbollistëve të Kosovës që kanë të kaluar te Zvicra, në prag të ndeshjes së sotme mes dy përfaqësueseve në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.
Rreth 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, dhe shumë prej tyre kanë ndërtuar karrierë sportive pikërisht aty. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë shembujt më të njohur, që i kanë dhënë emër kombëtares zvicerane. Por edhe Kosova sot ka në përbërje futbollistë të lindur e të rritur në Zvicër.
Leon Avdullahu, që ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Zvicrës, tani ka zgjedhur të luajë për Kosovën. “Si selektor i Kosovës jam shumë i lumtur që gjithnjë e më shumë lojtarë po zgjedhin Kosovën. Kjo tregon se këtu është zhvilluar diçka e madhe në vitet e fundit,” ka deklaruar Franco Foda.
Nga Zvicra vijnë edhe dy portierët, Arijanet Muriq e Amir Shaipi, ky i fundit me paraqitje për ekipet e të rinjve të Zvicrës. Fidan Aliti, gjithashtu i lindur në Zvicër, ka qenë pjesë e Zurich-ut.
Në listën rezervë për këtë grumbullim ndodhen tre futbollistë me rrënjë zvicerane: Bledian Krasniqi, Donat Rrudhani dhe Kreshnik Hajrizi. Ndërkohë, Florent Hadërgjonaj, i cili po ashtu është rritur në Zvicër, mungon për shkak lëndimi.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përveç rivalitetit sportiv ngërthen në vete edhe një histori të përbashkët migracioni e integrimi, zhvillohet sonte nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih











