Lajme
Blinken: E gjithë bota kërkon fundin e pushtimit rus
Në të katër anët e botës, përfshirë Rusinë, njerëzit po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sulmit brutal të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që flamujt e Ukrainës, verdheblu, janë duke u valëvitur në gjithë globin, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Qeveria ruse po bllokon median dhe po kufizon median sociale për të errësuar të vërtetën rreth asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë. Rusët meritojnë ta dinë të vërtetën për vdekjen dhe shkatërrimin që po ndodh në emrin e tyre”, theksoi ai, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
”Polonia është një aleate kyçe e NATO-s dhe një partnere e rëndësishme dhe ne do të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe për të dhënë ndihmën e duhur për popullsinë ukrainase”, tha Blinken.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi faktin se po punon me Poloninë që ajo t’i dërgojë Ukrainës avionë gjuajtës të epokës sovjetike, ndërkohë që në këmbim të kësaj Varshava do të merrte F-16 amerikanë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












