Lajme
U dështon fluturimi nga Cyrihu pasi nuk kanë përmbushur kushtet e koronës
Në korrik ka pasur më shumë raste të tilla: 5 deri në 10 përqind e udhëtarëve të distancave të gjata nuk ishin në gjendje të fluturonin
Rregullat aktuale të hyrjes në Zvicër, në lidhje me koronën kanë bërë që shumë pasagjerë të bllokohen në Aeroportin e Cyrihut pa mundur të nisen për ku kanë mësyrë, shkruan srf.ch.
Problemi më i shpeshtë është certifikata Covid, e cila ose mungon, ka skaduar ose nuk është në gjuhën angleze.
Kështu, në qershor kanë qenë 700 pasagjerë, udhëtimi i të cilëve ka përfunduar se të fillonte, në Aeroportin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Në korrik madje ka pasur edhe më shumë raste të tilla: 5 deri në 10 përqind e udhëtarëve të distancave të gjata nuk ishin në gjendje të fluturonin. Në rastin e fluturimeve të distancave të shkurtra, shkalla e “bllokimit” ishte 1 deri në 2 për qind.
Këtë njoftim e ka dhënë Kompania Swissport e cila merret me sektorin “tokësor” të përgatijes së fluturimeve.
Edhe pasagjerët tranzit, ata që duan të udhëtojnë në destinacionin e tyre nëpërmjet Cyrihut, shumë shpesh kanë probleme të ngjashme, përcjell albinfo.ch. Shpeshherë ata nuk kanë mundur të plotësojnë rregullat specifike të udhëtimit të destinacionit të tyre dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të vazhdonin udhëtimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













