Shkurt.ch
Bllokohet në Barcelonë aeroplani i Swiss-it
Avaria në Barcelonë u arrit të tejkalohej më shüejt, gjegjësisht u riparua motori, kështu që pasagjerët patën mundësinë që të udhëtonin sot në mëngjes me aeroplanin e njëjtë
Vetëm pak ditë pas një problemi që pati një aeroplan i kompanisë ajrore zvicerane Swiss në Kanadanë Veriore , mbrëmë sërish ka ndodhur një incident i ngjashëm. Kësaj radhe avaria ka ndodhur në Barcelonë dhe nga ajo janë prekur 100 pasagjerë të aeroplanit Airbus A321, shkruan 30minutem.ch. Ata do të fluturonin nga Barcelona në drejtim të Cyrihut por për shkak të një problemi në motor u desh që fluturimi LX1957 të anulohej, transmeton albinfo.ch.
Udhëtarët, brenda mundësive në dispozicion, ose kanë gjetur linjë tjetër qysh mbrëmë ose janë strehuar nëpër hotele, ka thënë një zëdhënëse e Swiss.
Megjithatë, për ndryshim nga rasti në Kanada, avaria në Barcelonë u arrit të tejkalohej më shüejt, gjegjësisht u riparua motori, kështu që pasagjerët patën mundësinë që të udhëtonin sot në mëngjes me aeroplanin e njëjtë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











