Shkurt.ch
Blocher: “Zvicra, një diktaturë e gjyqtarëve”
Blocher në fjalën e tij ka kritikuar ashpër "rrëshqitjen në diktaturë" të Zvicrës dhe ka folur për teori komploti, që po u realizuakan përmes "diktaturës së gjyqtarëve", e cila gjithmonë po i devijon dhe zbut deri në mosnjohje vendimet e sovranit,
Në tubimin tradicional vjetor në Albisgüetli, ideologu dhe (ende) nënkryetari i SVP/UDC-së, Christoph Blocher ka mbajtur një fjalim që ka tërhequr vëmendjen e medieve zvicerane me ashpërsinë e tij kundrejt realitetit zviceran. Po ashtu mediet vënë theksin edhe në fushkëllimat që i janë drejtuar në këtë tubim fjalimit të presidentit të federatës, Johann Schneider-Ammann. Ai, në fakt ka bërë thirrje që të hidhet poshtë iniciativa eSVP-së për zbatim.
Ndërsa Blocher në fjalën e tij ka kritikuar ashpër “rrëshqitjen në diktaturë” të Zvicrës dhe ka folur për teori komploti, që po u realizuakan përmes “diktaturës së gjyqtarëve”, e cila gjithmonë po i devijon dhe zbut deri në mosnjohje vendimet e sovranit, popullit, që po merren në referendumet e iniciuara nga partia e tij.
I gjithë ky fjalim bën fjalë për atë se Zvicra tashmë është diktaturë pasi që nuk po respektohet vullneti i popullit.
Duke e interpretuar këtë fjalim të Blocherit, mediet e këtushme shprehin habinë se si është e mundur kjo qasje kaq kritike e njeriut më me peshë të svp-së në kohën kur kjo parti i ka dy këshilltarë federalë dhe është partia që, duke qene më e madhja, përcakton fatet e Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













