Bota

Bombë në aeroplanin francez Air France

Autoritetet në Keni kanë njoftuar se një aeroplan francez  “Air France”, që fluturonte nga Mauriciusi për në Paris, ishte i detyruar të ateroj me emergjencë në Keni, pasi ishte gjetur një pako e dyshuar në toaletin e aeroplant, që më pas ishte konfirmuar se ishte bombë

Zëdhënësi i policisë keniase, Charles Owino, tha sot se aeroplani i tipit Boeing 777, me 459 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, kishte kërkuar aterim me emergjencë në aeroportin ndërkombëtar Moi.

Të gjithë udhëtarët janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Sipas zëdhënësit të policisë, pakoja e dyshuar, për të cilën kishte dyshime se është bombë, është gjetur në tualet.

Owino tha se ishin ftuar ekspertët për bomba, të cilët po zhvillojnë hetime