Lajme
Bora anulon 9000 fluturime në SHBA
Qindra rrugë të bllokuara
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura ekstreme ka përfshirë disa shtete në SHBA dhe Kanada, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizim me energji, përcjell albinfo.ch.
Dhjetëra banesa raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona.
Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime. Shumë rrugë janë bllokuar, pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm.
Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim, pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.
Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes Pasagjerët në Zvicër duhet ta kenë biletën të vlefshme para se treni, autobusi apo tramvaji të... -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë













