Shkurt.ch
Bora dhe ortiqet izolojnë nga bota disa regjione në Zvicër
Vendpushimi i njohur Zermatt mund të arrihet vetëm me helikopter ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë edhe në disa linja në Graubünden, Uri dhe Tiçino
Moti i keq me reshje të mëdha bore që po mbretëron në disa zona të Zvicrës dhe në veçanti në Valis, po shkakton probleme të mëdha në qarkullimin e njerëzve. Kështu, për shkak të borës dhe rrezikut nga ortiqet, sërish janë bllokuar të gjitha lidhjet me vendpushimin dhe fshatin Zermatt të Valisit, shkruan srf.ch.
Vetëm rreth një javë më parë Zermatt-i kishte mbetur dy ditë plotësisht i izoluar nga bota, pasi qe ndërprerë linja hekurudhore Zermatt-Täasch, transmeton albinfo.ch. Atëherë, por edhe tash, për të shkuar në këtë vendpushim dhe anasjelltas është vendosur një “urë ajrore”, gjegjësisht një linjë helikopterësh.
Po ashtu në disa komuna të kantonit Valis është urdhëruar evakuimi i banorëve.
Përveç se në Valis, rreziku nga ortiqet është rritur edhe në Kantonin Graubünden. Duke qenë se në mbrëmje dhe më tutje gjatë natës priten reshje të mëtejme bore, banorëve të disa vendbanimeve në rrethinën e Davosit u është bërë thirrje për të lëshuar shtëpitë gjatë mbrëmjes, përcjell albinfo.ch.
Ndërmarrja hekurudhore “Rhätische Bahn” ka njoftuar për disa ndërprerje linjash. Që nga mëngjesi i të dielës është ndërprerë po ashtu edhe linja malore mbi Gotthard ndërsa ka pasur ndërprerje edhe të trenave në relacionin Werstfeld (UR) – Faido (TI).
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











