Lajme

Bora do të mbulojë shumë pjesë të Zvicrës këtë fundjavë

Nga sot temperaturat në Zvicër do të bien dhe në rrafshnalta mund të bien disa milimetra borë, transmeton albinfo.ch.

Zvicra do të gjendet në një “korridor me presion të ulët”, sipas Shërbimit Meteorologjik Zviceran MeteoSwiss. Kjo do të thotë se mot i ftohtë, me vijën e shiut-borës, që bie nga rreth 1400 në 500 metra do të jetë në Zvicër.

Për të shtunën, të dielën dhe të hënën Zvicra mund të përfundojë me 5 mm borë në fusha dhe deri në 10 mm në male. /Albinfo.ch