Lajme
Bosch investon miliarda euro në teknologjinë me hidrogjen
Prodhuesi gjerman i makinave Bosch planifikon të investojë thuajse 2.5 miliardë euro në teknologjinë e qelizave të karburantit me hidrogjen nga viti 2021 deri më 2026 dhe parashikon të gjenerojë rreth 5 miliardë të ardhura nga kjo teknologji brenda vitit 2030, deklaroi kompania.
Investimi i planifikuar është më shumë se 1 miliard euro krahasuar me planin e mëparshëm të investimeve në 2021-2024, thuhet në deklaratë.
Makinat me qeliza karburanti me hidrogjen, ku hidrogjeni përzihet me oksigjenin për të prodhuar ujë dhe energji për të fuqizuar një bateri, mund të furnizohen në pak minuta dhe kanë autonomi më të madhe se automjetet elektrike me bateri, por mungojnë infrastrukturat dhe janë më pak eficiente në konsum.
Bosch parashikon që brenda vitit 2030, një në pesë kamionë të rinj që peshojnë gjashtë ose më shumë tonë do të kenë sisteme motorike me qeliza karburanti.
Bosch deklaroi se prodhimi i modulit të tij të energjisë me qeliza karburanti – një sistem qelizash karburanti që gjeneron energji elektrike në automjete, duke nisur nga hidrogjeni, i përdorur kryesisht në aktivitete tregtare në distanca të gjata, filloi në fabrikën Stuttgart-Feuerbach në Gjermani dhe në Chongqing, Kinë.
Nikola Corporation do të jetë klienti pilot i moduleve të prodhuara në Stuttgart-Feuerbach, dhe kamioni elektrik me qeliza karburanti hidrogjeni i Class 8 do të hyjë në tregun e Amerikës së Veriut në tremujorin e tretë të 2023.
Daimler Truck planifikon të nxjerrë në treg një kamion me hidrogjen në gjysmën e dytë të dekadës, duke krijuar një sipërmarrje të përbashkët me Volvo për të zhvilluar teknologjinë e emetimeve zero.
Shtëpia automobilistike Stellantis deklaroi këtë vit se do të fillojë dërgesat në Europë të furgonëve të parë të përmasave mesatare, të fuqizuara nga qelizat e karburantit me hidrogjen./ Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










