Futboll
Bosnja tregon arsyen përse refuzojnë të luajnë me Kosovën
Meqenëse para disa ditësh, Radio Evropa e Lirë raportoi se Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, sipas sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut, kishin kërkuar që të mos luajnë kundër Kosovës.
Ai tha se kjo do të ndodhë deri në finale të Kampionatit Evropian, kur përballjet nuk mund të shmangen, por që ndeshjet do të zhvilloheshin në terrene neutrale.
Nga ana tjetër, “Radiosarajevo” ka kontaktuar me krerët e Federatës boshnjake të Futbollit, të cilët ishin në Nyon të Zvicrës, ku u mbajt shorti i plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s
“Kur Kosova u pranua në UEFA, menjëherë është marrë vendimi që edhe Bosnja e Hercegovina të futet në vendet ku rreziku i sigurisë do të ishte shumë i madh nëse do të luanin në të njëjtin grup të kualifikimeve me Kosovën. Këto arsye kanë qenë për grupet e kualifikimeve, por kështu ka mbetur edhe për aktivitetet tjera, e kështu edhe për Kampionatin Evropian”, kanë thënë nga Federata boshnjake.
Nga kjo Federatë kanë thënë se UEFA këto kritere nuk i ka marrë për shkak se Bosnja e Serbia nuk e njohin Kosovën.
“Arsyeja është e qartë – siguria”, kanë shtuar nga kjo federatë, duke mos dashur të japin detaje tjera në lidhje me deklaratën e Salihut.
Gjithashtu, REL-i raportoi të mërkurën se Kombëtarja dhe ekipet e Kosovës në futboll, në kuadër të garave kualifikuese në ligat evropiane, por edhe kualifikimet për kampionatet evropiane, nuk do të mund të zhvillojnë ndeshje si nikoqir apo mysafir ndaj Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Rusisë.
Sipas zyrtarëve të FFK-së, ky është vendim i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA dhe ai është i vlefshëm, përveç në rastet kur përfaqësueset e këtyre vendeve ose ekipet e tyre arrijnë në fazën eliminatore ose finale të ndonjë gare apo kampionati, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale














