Lajme
Botë: 14.1 milionë raste me koronavirus
Numri i të prekurve globalisht nga Covid-19 u rrit në 14.1 milionë, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Sipas mediave të huaja, brenda pesë ditëve në botë u raportuan më shumë se 1 milion raste.
SHBA-ja është vendi më i prekur globalisht nga pandemia me rreth 3.6 milionë raste, derisa të enjten pati raportuar 77 mijë të infektuar.
Ndërkohë rritje të madhe të të prekurve ka shënuar edhe Brazili, pasi vendi ka regjistruar deri më tani 2 milionë raste, pasuar nga India, e cila konfirmoi rreth 1 milion të infektuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po formon një ekip ekspertësh ndërkombëtarë për të shkuar në Kinë për të studiuar origjinën e COVID-19.
Shefi i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se trupi shëndetësor ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por ngritja dhe vendosja e një ekipi më të madh do të kërkonte kohë.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Kinën për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens













