Lajme
Botë: 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet në zhvillim
Në ditët e ardhshme popullsia e botës do të prekë kuotën e 8 miliardëve, me rritjen më të madhe që do të vijë nga vendet në zhvillim.
Mes tyre spikat India, popullsia e të cilës po rritet në 1.4 miliardë. Ndërkohë, popullsia totale e vendeve me të ardhura të ulëta do të dyfishohet mes viteve 2020-2050.
Popullsia e botës është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, nga rreth 2 miliardë që ishte në 1950-n. Objektivi është të arrijë në 10 miliardë brenda 2050-s.
Kuotat e lindjeve variojnë nga vendi në vend, duke u rritur tek ato që kanë ulur vdekshmërinë foshnjore dhe përmirësuar shëndetësinë.
Në zona të tjera, përfshirë Evropën, nivelet e lindjeve po ngadalësohen për shkak të një seri faktorëve, mes të cilëve spikat ai ekonomik.
Opinioni publik është i ndarë nëse rritja e popullsisë duhet vlerësuar. Fondi i OKB-së për Popullsinë thotë se rritja është një gur kilometrik që mund të festohet dhe njëkohësisht një rast për të reflektuar./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri











