Shkurt.ch
Brenda 13 viteve, 55 xhihadistë nga Zvicra në vatrat e krizës
Vetëm gjatë katër muajve të fundit, sipas Shërbimit Informativ të Zvicrës në vatrat e përmendura të krizës kanë udhëtuar 15 veta
Sipas të dhënave që ka Shërbimi Informativ i Zvicrës (NDB), nga viti 2001 e deri më sot nga Zvicra në vendet me konflikte në lindjen e afërme dhe të mesme kanë udhëtuar 55 xhihadistë. Bëhet fjalë për 31 sish që kanë shkuar në Irak ose në Siri dhe 24 të tjerë në Afganistan, Pakistan, Jemen dhe Somali.
Gjithsej gjashtë prej tyre kanë vdekur në vendet e përmendura, disa janë kthyer në Zvicër dhe një numër syresh kanë vazhduar të qëndrojnë atje.
Është simptomatike se numri i xhihadistëve është trefishuar brenda periudhës së fundit prej një viti e gjysmë. Kështu, në gjithë periudhën nga viti 2001 deri në muajin maj të vitit 2013 kanë qenë regjistruar gjithsej 20 udhëtime me motiv xhihadist në vendet ku po zhvillohen konflikte, ndërsa vetëm një vit më vonë tashmë ishin bërë 40 sish. Ndërkohë vetëm gjatë katër muajve të fundit, sipas Shërbimit Informativ të Zvicrës në vatrat e përmendura të krizës kanë udhëtuar 15 veta.
Për 17 shkuarjet në Siri e në Irak dhe 6 në regjionet tjera NDB ka informata të siguruara.
Shërbimi në fjalë nuk ka ofruar të dhëna në lidhje me identitetin, nacionalitetin, moshën dhe gjininë e xhihadistëve të përmendur.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













