Lajme

Gjermani: Mbi 12 mijë raste me Covid, në 24 orë

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 12,497 në 1,921,024, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit për 343, në 40,686, tregoi raporti.