Lajme
Britani e Madhe: Fillon testimi ‘derë më derë’
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se këtë të martë do të nisë testimin “derë më derë” për COVID-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.
Vendi po i druhet përhapjes së variantit të ri, që është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ka një shkallë të lartë infektimi.
Sipas mediave britanike, deri më tani autoritetet shëndetësore në Angli kanë evidentuar në total 105 raste të variantit të ri të Afrikës së Jugut.
Të infektuarit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Anglisë, e për këtë arsye frika e autoriteteve është në rritje. Ata kanë shkuar se pas testimeve, edhe personat që janë asimptomatikë do të izolohen, për të ndaluar një përhapje më të madhe.
“Është shqetësuese, është thellësisht shqetësuese. Është ende një fazë shumë e rrezikshme e këtij virusi dhe ne kemi të përhapur këto variantet e reja”, ka thënë ministri i ri i arsimit Michelle Donelan për Sky.
Sakaq, sipas raportimeve të fundit, kurba e infektimeve është në rënie në Britani, ndryshe nga fundi vitit 2020, ku infektimet ishin në masë më të madhe.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme














