Lajme
Britani e Madhe: Për herë të parë në 14 muaj, asnjë vdekje e re nga korona
Vaksinimet kanë ndihmuar në mënyrë të qartë "or duhet të vazhdojmë t'u përmbahemi masave mbrojtëse", ka paralajmëruar sekretari Hancock
Për herë të parë pas një periudhe më shumë se 14 mujore, askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka vdekur nga ose me Covid-19, raportojnë media të ndryshme britanike.
Nuk është regjistruar asnjë person të hënën që të ketë vdekur brenda 28 ditëve nga testi pozitiv i koronës, kanë njoftuar të martën autoritetet britanike, transmeton albinfo.ch. Një rast i tillë është shënuar për herë të fundit në mars të vitit 2020.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, John Hancock ka shkruar me këtë rast deklaratën në vijim: “I gjithë vendi do të jetë i lumtur që dje nuk kishte asnjë vdekje të lidhur me Covid”.
Vaksinimet kanë ndihmuar në mënyrë të qartë, ka theksuar ai. Por duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave mbrojtëse, ka paralajmëruar Hancock.
Bilanci i koronavirusit është raportuar të martën, pas pushimit për një festë kombëtare që ka qenë të hënën.
Siç dihet tashmë, Britania e Madhe është kampion në Evropë e më gjerë sa i përket suksesit në procesin e vaksinimit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













