Bota
Britania anulon nënshtetësinë e dy grave që gjenden në Siri
Dy grave nga Britania e Madhe që po qëndrojnë në kampet e Sirisë, u është anuluar nënshtetësia britanike. Ky vendim vjen disa ditë pas vdekjes së foshnjës së Shamima Begum, e cila kishte ikur nga Londra për në Shtetin Islamik dhe iu ishte anuluar nënshtetësia, edhe pse ajo kishte kërkuar të kthehej.
Ministria e Brendshme nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin.
Vendimi për tërheqjen e nënshtetësisë, thuhet se është bazuar në fakte dhe se është analizuar për kohë të gjatë.
Mediat lokale raportojnë se Reema 30-vjecare dhe Zara 28, po jetojnë në kampe të ndryshme të refugjatëve.
Qeveria britanike është përballur me kritika pas vdekjes së foshnjes së Shamima Begum, e cila kishte kërkuar kthimin në Britani. Begum kishte ikur nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në moshën 15-vjecare, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Familjarët thanë se Britania ka dështuar ta mbrojë foshnjën, ndërsa Partia Laburiste tha se vdekja e foshnjës është rezultat i vendimit johuman të sekretarit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












