Lajme
Britania filloi provat e para të vaksinës kundër COVID-19
Britania e Madhe ka filluar testimin te njerëzit të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit, priten rezultatet
Është bërë e ditur se në Britaninë e Madhe ka filluar testimi te njerëzit i një vaksine të mundshme kundër koronavirusit.
Duhet theksuar se kjo është e para provë në Europë, e është kryer në një laborator në Oxford.
Fillimisht janë injektuar vetëm dy persona, ndërkohë që janë përzgjedhur më shumë se 800 njerëz për të qenë pjesë e këtij studimi.
Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Insitutin Jenner dhe ekipi i saj, janë ata që kanë bërë të mundur gjetjen e kësaj vaksine. Ata e kanë arritur këtë në një kohë rekord, brenda tre muajsh pune intensive.
Sigurisht që kjo është ende në fazën e provës, dhe tashmë ka filluar testimi te njerezit. Profesoresha Gilbert u shpreh se “personalisht kam shumë besim te suksesi i vaksinës”.
Tani duhet të shohim se a funksionon te njerëzit për të ndaluar infektimin e tyre me COVID-19, dhe pastaj ta përdorim në masë”. Fillimisht Gilbert u shpreh se ishte 80% e sigurt për suksesin e vaksinës, por tani preferon të mos japë shifra. Ajo thotë se është “shumë optimiste” për këtë vaksinë.
Testimi i vaksinës do të bëhet tek gjysma e personave të përzgjedhur, gjysmës tjetër do t’i bëhet vaksinë milingjiti. Ata nuk e dinë se çfarë vaksine u është bërë, dhe pas ekspozimit të të gjithë këtyre personave, shkencëtarët do të shohin nëse vaksina funksionon apo jo.
Nëse numri i të infektuarve në Britani bie me shpejtësi, që është në fakt ajo që deshirojne të gjithë, kjo nuk i ndihmon shkencëtarët që po provojnë vaksinën, se mund të mos kenë të dhëna sa duhet. Në këtë provë janë përfshirë kryesisht punonjës të shërbimit shëndetësor, duke qenë se ata janë më të ekspozuar ndaj virusit.
Po sa e sigurt është kjo vaksine? Të vaksinuarit do të mbahen nën vezhgim në muajt e ardhshem dhe u është thënë se mund të kenë shenja të tilla, si krahun e mpirë apo dhimbje koke e temperaturë në ditët e para pas vaksinimit.
Shkencëtarët në Oksford shpresojnë të kene rreth një milion doza vaksine gati deri në shtator dhe nëse vaksina është e sukseshme, të shtojnë prodhimin e saj me shifra shumë të larta.
Në të njëjtën kohë është një tjetër ekip studimi në Kolegjin Mbretëror të Londrës që shpreson të fillojë testimin e një vaksine te njerezit në muajin qershor.
Ministri i Shendetësisë, Matt Hancock, i ka vlerësuar përpjekjet e dy ekipeve dhe ka thënë se Britania e Madhe do investojë sa të mundë në zbulimin e një vaksine.
Ndërkohë në Britani vazhdon gjendja e izolimit, për të paktën edhe tre javë duke filluar nga java që shkoi.
Në bazë të masave të marrave, njerëzve u lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime apo për të bërë ushtrime fizike, për ndonjë nevojë mjekësore ose për ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë












