Lajme
Britania javën e ardhshme do të rihapë ambasadën në Kiev
Gjatë një konference për media, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do të rihapë ambasadën e saj në Kiev javën e ardhshme, pasi misioni diplomatik u zhvendos në Lviv disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, përcjell albino.ch.
Duke folur më 22 prill gjatë vizitës në Indi, Johnson tha se “në javën e ardhshme do të rihapim ambasadën tonë në kryeqytetin ukrainas”. Megjithatë, ai nuk tregoi datën e saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë, transmeton REL.
Ndërkaq, sekretarja e Jashtme, Liz Truss, përmes një deklarate për media tha se rihapja e ambasadës do të ndodhë për shkak të “qëndresës që jashtëzakonshme dhe suksesit” të rezistencës së Ukrainës ndaj forcave ruse.
“Dua të përgëzoj ekipin e ambasadës për trimërinë dhe për punën e tyre gjatë kësaj periudhe”, tha Truss.
Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri britanik, Boris Johnson, kishte vizituar Kievin për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, shtet që prej 24 shkurtit po përballet me pushtimin rus.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale