Lajme
Britania kërkon krijimin e një Tribunali Special për ta gjykuar Putinin
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown, dëshiron të krijohet një gjykatë e re ndërkombëtare për të hetuar Vladimir Putin për veprimet e tij në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Brown thotë se lufta ka parë bombardime pa dallim të civilëve, gjë që është kundër ligjit ndërkombëtar, si dhe shkelje të armëpushimeve humanitare dhe “shantazh bërthamor”, shkruan BBC.
Ish-kryeministri i ka thënë BBC-së se që nga rënia e Murit të Berlinit “ne kemi supozuar se demokracia dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojnë”, por se Putini “po e zëvendësonte atë me përdorimin e forcës”.
“Nëse mesazhi nuk dërgohet tani, atëherë ne përballemi me agresion në vende të tjera, të cilat gjithashtu mund të mbeten të pandëshkuara”, tha ai.
I pyetur nëse e konsideron presidentin rus si kriminel lufte, ai u përgjigj: “Kjo është ajo që tha Presidenti Biden dhe kjo është pikëpamja ime”.
Brown është mes 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që nënshkruan një peticion që bën thirrje për një sistem ligjor të modeluar sipas gjyqeve të Nurembergut të kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA Shqiptarja Marigona Uka nga Skenderaj nis punën në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe Inteligjencës Artificiale... -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













