Lajme
Britania kritikon BE-në: Bota po ju shikon se si po veproni me vaksinat
Një ministër i lartë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar Bashkimin Evropian pasi presidenti i Komisionit Evropian kërcënoi të bllokonte eksportet e vaksinave, duke thënë se “bota po ju shikon”.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se do të ishte “kundërproduktive” bllokimi i eksporteve të vaksinës AstraZeneca, një ditë pasi Ursula von der Leyen tha se një ndalim ishte i mundur.
Komisioni – i cili është përgjigjur duke bërë thirrje për qetësi – akuzon kompaninë për dështimin në përmbushjen e objektivave të rëna dakord, raporton euronews.
“Bashkimi Evropian duhet ta dijë se pjesa tjetër e botës po e shikon Komisionin se si sillet për këtë”, tha Wallace për Sky News. “Nëse kontratat prishen … kjo është një gjë shumë e dëmshme që do t’i ndodh një blloku tregtar që krenohet me ligjin”.
BE dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar për javë të tëra lidhur me eksportet e vaksinave. Kontinenti përballet me një mungesë të vazhdueshme dhe vendet po përpiqen të shpejtojnë programet e tyre
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













