Lajme
Britania nis zbatimin e karantinës nëpër hotele
Udhëtarët e parë që duhet t’i nënshtrohen karantinës nëpër hotele, kanë nisur të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Të gjithë qytetarët britanikë dhe ata irlandezë, si dhe ata me lejeqëndrime, që shkojnë në Britani të Madhe pasi kanë qenë në ndonjë shtet me rrezik të lartë të koronavirusit, tani duhet të vetizolohen nëpër hotele, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Në listën e kuqe të 33 shteteve me rrezik të lartë përfshihen, Portugalia, Brazili dhe Afrika Jugore.
Kufizimet e reja, të cilat synojnë të ndalin përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit në Britani, zbatohen për ata që kanë qenë në vendet e renditura në listë, në 10 ditët e fundit.
Ata duhet të paguajnë paraprakisht 1,750 funta për të kaluar 10 ditë nëpër hotelet e kontraktuara nga qeveria.
Në këtë çmim përfshihet qëndrimi në hotel, transporti dhe testimi.
Një udhëtar ka thënë për BBC-në se “ndihet keq” që do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë.
Roger Goncalves, 23-vjeçar nga Brazili ka thënë se ka kryer testin për koronavirus dhe ka dalë negativ.
“Pse duhet të rri në dhomë për 10 ditë?”
Ai ka thënë se çmimi i hotelit është “shumë i lartë” për 10 ditë, mirëpo kushtet në hotel janë të mira.
Qeveria britanike kanë thënë se ka arritur marrëveshje me 16 hotele deri më tani, duke siguruar 4,963 dhoma për sistem të karantinës, derisa 58,000 dhoma tjera janë aktualisht vetëm në fazë të pritjes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











