Lajme

Britania paralajmëron sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin rus Putin për sanksione të Perëndimit në rast se pushton Ukrainën.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se askush nuk do të fitonte nga “pushtimi agresiv i një shteti sovran”.

Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalta”.

“Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së.

Boris Johnson tha se Britania mund të mbështesë kryengritjen ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia e pushton atë.

Ai bëri me dije se Britania i ka dhënë Ukrainës 2000 armë antitankë deri tani.

Tensionet Rusi – Ukrainë, të krijuara në vitin 2014 me aneksimin që Rusia i bëri Krimesë, duket se po shtohen kohët e fundit.

Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake, në një kohë që Perëndimi i frikësohet pushtimit rus të Ukrainës.

Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë, ndërsa ka një kufi prej 1,084 km me Ukrainën.

Kërkesat e Rusisë ndaj Perëndimit janë që Ukraina të mos bëhet kurrë pjesë e NATO-s dhe NATO të mos zgjerohet në Lindje.