Bota
Britanikët, gjithnjë e më pak të interesuar për gjuhët e huaja
Numri i nxënësve britanikë që studiojnë gjuhët e huaja thuajse është përgjysmuar që nga viti 2000, raporton një analizë e BBC-së, ndërkohë që numri i nxënësve që mësojnë gjuhën frënge dhe gjermane është ulur me dy të tretat.
Studimi u publikua në një moment kur Britania e Madhe po përgatitet të largohet nga Bashkimi Europian pas 46 vjetëve ”martesë”, një zgjedhje që u vulos gjatë referendumit për Brexit në qershor të 2016.
BBC-ja intervistoi nxënës që po përgatisnin GCSE-në, një diplomë që merret në moshën 16 vjeç, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Numri i përgjithshëm i personave që kishin zgjedhur një gjuhë të huaj për këtë provim shënoi një rënie prej 45% mes periudhës 2010-2018, gjuha gjermane (-67%) dhe ajo franceze (-63%) ishin më të neglizhuarat.
Këto gjuhë të huaja të dy partnerëve shumë të ngushtë tregtarë të Britanisë së Madhe nuk janë më në modë tek nxënësit, të cilët parapëlqejnë gjuhën spanjolle (+75%) apo mandarine.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën