Lajme
Britani: Udhëtimet këtë verë, pak të mundshme
Pushimet e verës jashtë vendit janë ekstremisht të pamundura për shkak të rrezikut që udhëtarët mund të sjellin variate koronavirusi në Britaninë e Madhe.
Ky është paralajmërimi i shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë britanike.
Pushimet jashtë vendit aktualisht nuk lejohen dhe udhëtarët që kthehen në vend duhet të karantinohen. Britania përballet me një rrezik real nëse njerëzit lejohen të udhëtojnë përtej detit në korrik dhe gusht, tha doktor Mike Tildesley, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Data e parë në Angli, për pushime jashtë është 17 maji. Të gjithë ata që udhëtojnë aktualisht jashtë vendit për një numër të kufizuar arsyesh, duhet të plotësojnë një deklaratë udhëtimi, në të cilën të japin një arsye të vlefshme për të dalë nga vendi, si edukimi apo puna. Ekspertët ndërkohë thonë se ekziston rreziku që pushuesit të mund të kthejnë në shtëpi variante, si ai i Afrikës së jugut, që janë më rezistentë edhe ndaj vaksinave.
Ata thonë se udhëtimet këtë verë, janë shumë pak të mundshme dhe se nuk duhet lejuar që të vihet në rrezik fushata e vaksinimit në vend, që po ecën me ritme të kënaqshme. Sipas tyre nevojitet madje që fushata të tjera vaksinimi në të ardhmen të ndërmerren për të luftuar variantet e tjera, por sa më shumë të arrihet, aq më mirë është.
Më shumë se 26 milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, sipas shifrave qeveritare.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore