Lajme
Buka integrale, e shëndetshme për të rriturit dhe fëmijët
Në bukën e zezë kokrra e grurit sintetizon dhe ruan brenda vitaminën E dhe kompleksin me vitamina B.
Për dallim nga mielli i bardhë, mielli i zi përfitohet gjatë bluarjes së grurit për të bërë bukën, ku nuk largohen një pjesë e madhe e komponentëve të kokrrës së grurit apo të ndonjë drithi tjetër dhe së bashku me to edhe sasia e madhe e vitaminave. Në bukën e zezë, këto vitamina dhe substanca të tjera ushqyese ruhen pothuajse komplet.
Këto bukë janë të pasura me:
- Fibra të cilat ndihmojnë rregullsinë e aparatit tretës;
- Përmbajnë disa acide lyrore tepër cilësore dhe krahas tyre vitaminë E pikërisht për t’i mbrojtur këto acide nga oksidimi, ashtu sikurse në organizëm kjo vitaminë E do të mbrojë kolesterolin nga oksidimi dhe si rrjedhojë do të mbrojë enët e gjakut nga dëmtimi.
- Buka e zezë përmban gjithashtu sasi të kënaqshme hekuri, acidi folik, kalciumi, vitaminash B dhe përmban sasi të mëdha magnezi, i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.
- Buka e zezë në mënyrë indirekte mbron nga infarktet e mundshme.
- Buka e zezë mbron nga kanceri i gjirit si dhe nga kanceri i zorrës së trashë.
Cila është buka më e mirë për fëmijët?
Nuk ka asnjë dilemë se jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët ka shumë rëndësi që të ushqehen me bukë të zezë ntegrale. Buka integrale është e gatuar nga mielli i grurit të bluar nga kokrrat e plota. Ka vlerë të lartë ushqyese, përmban shumë minerale dhe vitamina tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese sesa ato nga mielli i bardhë. Më këtë nuk nënkuptohet përdorimi i tepërt i vetë bukës si ushqim. Mjafton përdorimi 200 – 300 gram gjatë një dite.
Duhet mjaft kujdes sa i përket ngjyrës. Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me ngjyrues. Pra, nëse keni zgjedhur bukë, ajo duhet të jetë bukë integrale apo e zezë e theksuar, e jo gjysmë e zezë. Shumica e këtyre gjysmë të zeza janë të ngjyrosura nga bukëpjekësit.
Buka integrale, sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja natyrale, është më cilësorja për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.
Zgjidhja më e mirë është buka integrale, ajo e bërë me 100 për qind drithëra të plotë dhe e paprerë në feta. Buka e zezë /integrale e bërë nga mielli i grurit të plotë ose thekre, si dhe perzierjet e këtyre të dyjave janë bukët më superiore nga vlerat nutritive-ushqyese, por edhe shëndetësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme










