Sport
Bunjaki nën ethe
“Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFA e që po presim të ndodhë të hënën”, ka thënë Bunjaki
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se është i shqetësuar me faktin se ende nuk e di nëse do t’i ketë në dispozicion gjashtë lojtarë që i ka grumbulluar për ndeshjen kundër Finlandës për shkak se FIFA ende nuk ka dhënë përgjigje nëse ata kanë të drejtë të luajnë, shkruan albinfo.ch.
Përmes një komunikate për media FFK-ja bën të ditur se Kosova ka kryer edhe stërvitjen e katërt. Këto stërvitje Bunjaki i cilëson si efikase, dhe ka theksuar se ekipi është i gatshëm për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018.
“Kemi pasur një kamp përgatitor të shkurtër, por mjaft efikas në të cilin kemi punuar në mënyrë të qartë tekniko-taktike dhe gjërat që lidhen drejt për drejt me lojën kundër Finlandës. Normalisht që nuk është fakt i zakonshëm që nuk dimë ende për 6 lojtarë nëse do ti kemi në dispozicion apo jo. Si do që të jetë futbollistët janë tejet të përqendruar te loja dhe ne po përgatitemi sikur të kishin drejt loje. Futbollistët duken mjaft të motivuar, ndërsa përgatitjet do t’i vazhdojmë edhe të dielën me stërvitjen e fundit në stadiumin ku edhe do të luajmë. Në ballafaqim me Finlandën do të jemi të kujdesshëm por gjithnjë në ambiciet tona për një rezultat pozitiv. Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFA e që po presim të ndodhë të hënën”, ka thënë Bunjaki.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











