Lajme
I vërtetohet burgu i përjetshëm shqiptarit, për vrasjen e dyfishtë në Bazel
Dënimi i tij për vrasje të shumëfishtë, vrasje në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës buron nga një akt i ndodhur në mars të vitit 2017

Një shqiptar, bashkë me një bashkatdhetar të tij ka kryer një vrasje të dyfishtë në Bazel në vitin 2017, e cila pati bërë bujë në mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch. Gjykata Federale ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij.
Gjyqtarët federalë kanë mbështetur ankesën e tij vetëm në një pikë, por kjo nuk ka asnjë ndikim në dënimin.
Dënimi i tij për vrasje të shumëfishtë, vrasje në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës buron nga një akt i ndodhur në mars të vitit 2017. Ankuesi kishte hyrë në një kafene në mbrëmje së bashku me një bashkëpunëtor, shkruan sda.ch. Të dy personat ishin të armatosur dhe me atë rast nga njëra armë u shkrepën pesë të shtëna.
Objektivi ishin tre mysafirët e pranishëm – po ashtu shqiptarë. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Supreme Federale të publikuar, i hënën.
Të dy viktimat u qëlluan në bark. Pasi një nga personat e goditur iu afrua autorëve pavarësisht plagosjes së tij, ai u qëllua në mes të ballit, përcjell albinfo.ch. Një e shtënë e pestë depërtoi një dritare të kafenesë dhe u përplas në fasadën e shtëpisë përballë. Pas 17 sekondash, autorët janë larguar nga vendi dhe kanë ikur me makinë.
Ata lanë një të vdekur pas ndërsa viktima tjetër vdiq në spital. I treti mbijetoi përkundër dëmtimit të rëndë. Prapavija e aktit nuk u sqarua kurrë. Megjithatë, gjyqësori supozon se ishte qërim hesapesh nga sfera e tregtisë me drogë. Gjykatat e lanë të hapur nëse ankuesi ka qenë ai që ka shtënë apo bashkëpunëtori i tij .
Veprim i planifikuar saktësisht
Por, kjo nuk është vendimtare për dënimin, ka vendosur tani Gjykata e Lartë Federale. Kjo gjykatë pajtohet me pikëpamjen e Gjykatës së Apelit të Bazelit, sipas së cilës ekzekutimi i krimit është bazuar në planifikim dhe konsultim të saktë dhe se të dy autorët duhet të kenë pasur parasysh vepimet e njëri tjetrit në këtë rast.
46-vjeçari kishte aplikuar për lirim, në Gjykatën Federale. Ai mohon të ketë qëlluar. Është dorëzuar një ditë pas krimit dhe bëri një rrëfim që më vonë e tërhoqi.
Për shkak se tre persona të tjerë ndodheshin në kafe në momentin e krimit dhe njëri ishte jashtë në trotuar, shqiptari u dënua edhe për kanosje të shumta me jetë, transmeton albinfo.ch. Sa u përket tre të pranishmëve në sallë, Gjykata Federale ka lënë në fuqi dënimin.
Ndërsa, sa i përket personit që ndodhej jashtë menjëherë pranë dritares, gjyqtarët kanë rrëzuar aktgjykimin për shkak se nuk është përmbushur figura e veprës së caktuar penale.
Dënimi mbetet i lidhur me një dëbim nga vendi prej 15 vjetësh. Gjykata më e ulët në Bazel duhet vetëm të ripërcaktojë kostot dhe kompensimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër