Shkurt.ch
Burkhalter, mesazh në ditën e kujtimit të viktimave të Holokaustit
Të martën, presidenti Burkhalter do të qëndrojë në qytetin polak Krakau (Krakow) për të vizituar ish kampin për shfarosje Auschwitz-Birkenau
Në Ditën e përkujtimit te viktimave të holokaustit, presidenti federal i Zvicrës, Didier Burkhalter i është drejtuar kombit me një mesazh ku është shprehur kundër të gjitha formave të urrejtjes ndaj të huajve dhe racizmit.
“Përmasat si dhe vetë ekzistenca e Holokaustit, vrasja e miliona hebrenjve edhe sot vazhdojnë të mohohen, ashtu si dhe rastet tjera të gjenocidit. Një qëndrim të tillë mohimi do të duhej ta refuzojnë që të gjithë dhe të dalin në mënyrë të vendosur kundër mohimit të fakteve historike”, ka theksuar Burkhaklter në mesazhin e bërë të hënën. Për më tepër, ka shtuar ai, një qëndrim i tillë refuzues është i nevojshëm për çdo ditë dhe jo vetëm në ditën e caktuar si Ditë e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.
Në mesazhin e tij, i pari i vendit më tutje u është drejtuar në mënyrë të veçantë të rinjve. Brezat që po vijnë qëndrojnë në mes të një procesi të mësimit dhe njohjes, zbulimit të botës. Në këto ditë, një numër i madh mësimdhënësish po angazhohen që t`ua bëjnë të ditur të rinjve se sa të rrezikshme janë ksenofobia dhe racizmi dhe se sa e rëndësishme është mbrojtja e të drejtave të njeriut .
Nesër, ditë e martë, Burkhalter do të qëndrojë në qytetin polak Krakau (Krakow) për të vizituar ish kampin për shfarosje Auschwitz-Birkenau, shkruan srf.ch.
Me këtë veprim ai dëshiron të japë një sinjal të qartë se për ne është e rëndësishme që kurrë më të mos ndodhë diçka e tillë”.
Në vizitën e tij në Poloni, presidentin e shoqëron edhe një shkrimtare e re zvicerane. Gjyshi i saj i internuar në Auschwitz kishte mbijetuar.
Vizita e Burkhalterit në Auschwitz behet një ditë pas Ditës Përkujtimore për Viktimat e Holokaustit, që është sot, më 27 janar. Kjo ditë përkujton ditën kur ushtarët sovjetikë liruan kampin në fjalë, me ç`rast gjetën rreth 7000 të mbijetuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













