Lajme
Buzëqeshja e fëmijëve shkëlen në klasën e shkollës shqipe në Spreitenbach të Zvicrës
Si rrezet e diellit që shkëlqejnë natyrën, ashtu ndriçuan klasën e shkollës shqipe nxënësit, të cilët u regjistruan për herë të parë në klasën e mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiut
Njëzet e një (21) nxënës, u regjistruan për një ditë, brenda një ore, më 22 gusht 2020, në shkollën Shqipe të Spreitenbach-ut, duke iu bashkuar edhe nxënësve të tjerë, të cilët me vite i ndjekin mësimet në gjuhën amtare!
Në këtë klasë punojnë mësuesit; profesoreshë Qefsere dhe dr. Vaxhid Sejdiu. Ata kanë paralel dy klasë, dhe siç më thanë, që së shpejti do t`i ndajnë nxënësit në katër grupe, me qëllim, që cilësia e mësimit të jetë më e lartë. Nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në grupin e parë, ata të tretës dhe katrës në grupin e dytë, në grupin e tretë, ata të pestës dhe të gjashtës dhe grupi i katërt, të shtatës dhe të tetës.
Edhe pse në këtë vit nuk shkuam në atdhe, për pushimet verore, për një çast m’u duk se jemi atje, më tha çifti i arsimtarëve, Sejdiu! Çdo gjë bënte dritë para syve të mi, kur i pash gjithë ata fëmijë shqiptarë në bankat e klasës!
Dritaret dhe muret e klasës ndriçonin, sepse librat e gjuhës shqipe, në duartë etyre i kishin dhënë një pamje tjetër klasës! Buzëqeshja e fëmijëve ndriçonte klasën e shkollës shqipe në Spreitenbach! Në sytë e tyre, që përcillnin me një dashuri të veçantë fjalët e mësuesëve të tyre, dëshmonin një dashuri të paparë për librin, për gjuhën dhe kulturën e tyre, shqipe. Sapo merrnin abetaren në dorë, sytë iu shkëlqenin fëmijëve – një gëzim që shihej nga larg! Dhe mua, që i shikoja nga këndi i klasës, më jepnin forcë, dhe me gjithë shpirt mendova;
“deri sa të ketë mësues të përkushtuar, gjuha shqipe vazhdon të rrojë, kudo në Diasporë”.
Dhe sot: Anesit, Sarës, Trimit, Dritanit, Ismës, Ajlës, Ritës, Eduanit, Medinës, Erinës, Rinës, Syartit, Erblinës, Jonit, Diarës, Mimozës, Bashkimit, Argjentës, Erës dhe Zejdiut, si dhe nxënësve tjerë; Almirit, Anisës, Altinit, Lisanës, Anilës, Enisit, Arditit, Linës, Adnit, Leonës, Ilirjanit, Lionit e tj, iu dëshirojmë shumë suksese në orët e gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














